Lidhja mes nënën dhe fëmijës është e jashtëzakonshme. Imagjinoni gëzimin që nëna mund të përjetojë kur fëmija e saj e shikon qartë për herë të parë.
Vogëlushi Emil ka pasur probleme me shikimin që në lindje. Prindërit e tij bënë të pamundur që ai të shihte, duke i vendosur syze optike me numër +7.0. Fytyra e gëzuar që bën foshnja kur fillon të shohë qartë është e adhurueshme.
Videoja është shpërndarë nga nëna e tij, e cila shkruan:
“Sot është një ditë shumë e bukur. Emil ka tashmë syzet e tij”.
“Ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe vogëlushit tonë i është dashur të përballojë shumë gjëra para se të ulet këtu dhe të buzëqeshë me syzet e tij të vogla, megjithatë tani jemi bërë me syze’.
Qëkur është postuar në internet para katër ditësh, reagimi i adhurueshëm i vogëlushit është bërë viral në rrjetet sociale, ku është parë më shumë se 18 mijë herë në Instagram-in e nënës dhe është shpërndarë me qindra mijëra herë në shumë sajte në Evropë.
https://www.instagram.com/p/BQdl9bsjIIV/?taken-by=mortilemil_
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira