Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se mavijosja e madhe në dorën e tij të majtë u shkaktua pasi u përplas me një mobilje në Zvicër.
“E godita në tavolinë,” u tha ai gazetarëve gjatë fluturimit në Air Force One.
Më herët të enjten, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump kishte përplasur dorën në tryezën e nënshkrimit gjatë nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës.
“Në eventin e Këshillit të Paqes sot në Davos, Presidenti Trump goditi dorën në cep të tavolinës së nënshkrimit, duke shkaktuar një mavijosje”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ndau pamje të presidentit në Davos të mërkurën dhe të enjten ku në fillim të ngjarjes së nënshkrimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes, videoja nuk tregonte ndonjë mavijosje të dukshme në dorën e Trump.
Megjithatë, mavijosja u bë e dukshme rreth 10 minuta më vonë, kur ai u ul në tavolinë dhe nënshkroi disa dokumente.

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...