Të fejuarës së gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, i është dhënë mbrojtje policore 24 orëshe, raportojnë mediat turke.
Hatixhe Cengiz, një shtetase turke, e ka pritur gazetarin jashtë konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor, ku pritej që ai të merrte për martesën e planifikuar, transmeton portali arbresh.info
Ishte pikërisht ajo që ka lajmëruar autoritet që 59-vjeçari nuk po dilte nga ndërtesa.
Arabia Saudite ka konfirmuar të shtunën se gazetari ka vdekur dhe dje ka pranuar se është vrarë, duke pretenduar se ishte një “gabim i jashtëzakonshëm”.
Agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu njoftoi se ajo tani është në mbrojtje të policisë me vendimin e bërë nga zyra e guvernatorit të Stambollit të dielën. Raporti nuk tha pse Cengiz iu dha mbrojtje policore.
Më shumë se dy javë pasi babai i tij u vra, Saleh Khashoggi mori një telefonatë nga Saudi King Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.
Mbreti i Arabisë Saudite dhe trashëgimtari i zgjedhur i telefonoi të birit më të madh Jamal Khashoggi të dielën për të shprehur ngushëllimet e tyre pasi gazetari u vra më 2 tetor.
Arabia Saudite pretendon se Khashoggi, kritik i shquar i sundimtarëve saudite, vdiq gjatë një “përleshje” në konsullatë.
Në lidhje me vrasjen e gazetarit kanë reaguar të gjithë liderët e botës, të cilët njëherit kanë kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejt./arbresh.info/
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...