Dy persona të armatosur janë fshehur në një restorant në Barcelonë pas sulmit terrorist, sipas raportimeve.
Dy burrat, të cilët mund të mos jenë ata që përplasën furgonin me një turmë të madhe njerëzish, dyshohet se mund të kenë marrë njerëz peng brenda restorantit, transmeton portali arbresh.info.

Policia ka thënë se ata janë ende në kërkim të njeriut që po ngiste furgon, i cili sulmoi në një nga sheshet më të ngarkuara në qendër të qytetit.
Restoranti në qendër të situatës quhet Luna de Estambul, ose Hëna e Stambollit, El Pais raporton.
Një operacion i policisë së armatosur është duke u zhvilluar dhe besohet të ketë pengje brenda, tha organizata e lajmeve./Arbresh.info
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...