Policia në Bosnje arrestoi 12 njerëz, përfshirë një ish-komandant boshnjak, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte kundër qindra personave gjatë konfliktit në Bosnje më 1992-1995.
Ata u arrestuan në lidhje me vdekjen e disa qindra njerëzve, përfshirë civilë serbë dhe të burgosur ushtarakë, si dhe myslimanë boshnjakë, tha përmes një deklarate policia.
Të 12 të arrestuarit, përfshirë komandantin e pensionuar, Atif Dudakoviq, kanë qenë anëtarë të një njësie që ka vepruar në perëndim të Bosnjës.
Të gjithë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, gjatë bastisjeve në disa qytete, tha Zyra e Prokurorit në Bosnje.
Në luftën në Bosnje kanë vdekur rreth 100,000 njerëz dhe janë zhvendosur rreth dy milionë të tjerë.
Marrëveshja për paqe është nënshkruar në Dejton të Ohajos, më 1995, por tensionet midis tri komuniteteve, serbëve, myslimanëve dhe kroatëve, mbeten./rel
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë