Dy zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr masiv në ishullin grek të Kretës, ka njoftuar Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve të Greqisë.
Viktimat, të moshës 23 dhe 27 vjeç, ishin pjesë e ekipit prej rreth 150 zjarrfikësish që po përballeshin me një zjarr që kishte përfshirë zona bujqësore dhe pyje në qytetin Rethymno të ishullit, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.
Për ngjarjen ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat që çuan në vdekjen e tyre.
Ky incident vjen në një kohë kur Agjencia e Reagimit Emergjent e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për rritje të rrezikut nga zjarret e reja në disa vende evropiane gjatë ditëve në vijim.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...