Një tornado e fuqishme në ishullin e vogël italian, Pantelleria, shkaktoi dy viktima.
“BBC” ka raportuar se në mesin e viktimave është një zjarrfikës që ishte jashtë detyrës, ndërsa personi tjetër që humbi jetën ishte një 86-vjeçar.
Sipas mediave italiane, viktimat ishin në automjetet e tyre kur u kapen en befasi nga stuhia. Nëntë persona të tjerë raportohet të jenë plagosur, ndërsa era e fuqishme zhvendosi automjetet dhe rrëzoi catite e shtëpive. Katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Si pasojë e stuhisë u rrezuan edhe shume pemë. Pantelleria, është një ishull turistik qe njihet për shkëmbinjtë vullkanikë./arbresh.info/
Video:
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...