Dy njerëz vdiqën dhe rreth 20-25 njerëz u plagosën pas të shtënave me armë në një lokal në Floridën e Jugut, ka konfirmuar Policia.
Të shtënat me armë shpërthyen të dielën në mëngjes në sallën e mbrëmjeve ‘’El Mula’’ në veriperëndim të Qarkut Miami-Dade.
Salla e mbrëmjes ishte dhënë me qira për një koncert të zhanrit hip-hop. Tre njerëz dolën nga një veturë dhe hapën zjarr mbi turmën jashtë, ka thënë drejtori i policisë Alfredo Ramirez III.
“Këta janë vrasës gjakftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi”, shkroi Ramirez në Twitter, raporton Koha.
Dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes. Deri në 25 persona shkuan në spitale të ndryshme për t’u mjekuar.
Asnjë person nuk është arrestuar deri tani.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...