Një alarm i ri rreziku është identifikuar në zonën e shembjes së urës Morandi në Genova.
Gjatë natës, si dhe mëngjesin e sotëm janë ndier zhurmë dridhëse në pjesët e urës që ka mbetur ende në këmbë si edhe janë rrëzuar disa pjesë betoni të saj.
Alarmi është dhënë nga banorët e zonës përreth.
Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërprerë operacionet e rikuperimit të objekteve personale të banorëve të 11 pallatave të evakuara.
Ekipet e specilistëve po verifikojnë situatën në terren, ndërkohë që janë shtuar postoblloqet e ndalimit të hyrje-daljes së qytetarëve në zonën pranë urës.
Policia Financiare italiane prej mëngjesit të sotëm gjendet në drejtorinë e veprave publike të Genovas për verifikimin e dokumentacionit mbi procesin hetimor ndaj shembjes së urës Morandi.
Shoqëria e mbikqyrjes së rrugës ku ndodhej ura Morandi, Autostrade per l’Italia, ka deklaruar se prej orës 11 të ditës së sotme kalimi i automjeteve në autostradën pranë urës Morandi do të jetë falas.
Ndërkohë brenda ditës së sotme priten të sistemohen në banesa të reja 11 familjet e para nga mbi 660 banorë të evakuar. Brenda kësaj jave Bashkia e Genovas ka premtuar sistemin e 40 familjeve të tjera.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...