Kryeministri sllovak Robert Fico edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Veprimi i tij erdhi pas tri javëve të hetimit mbi vrasjen e gazetarit hulumtues dhe të fejuarës që tronditën vendin, raporton Politico.
Presidenti Andrej Kiska formalisht pranoi dorëheqjen e socialdemokratit 53-vjeçar të kthyer në populist, të cilët drejtuan qeverinë sllovake për 10 nga 12 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Kiska i kërkoi zëvendëskryeministrit Peter Pellegrini, një anëtari të partisë Smer-SD të kryeministrit në largim, për të formuar një qeveri të re.
Sipas faqes së internetit të ditës së Dennik N, Fico i tha Kiskas: “Mund të relaksohesh. Nuk po shkoj askund. Kam ndërmend të jem kreu aktiv i partisë sime”.
Gjatë krizës së fundit Fico ka akuzuar presidentin se po punon me financierin George Soros për të destabilizuar qeverinë.
Fundi i mandatit shpesh të diskutueshëm të Fico në detyrë vjen pasi Ján Kuciak dhe Martina Kušnírová u vranë në fund të shkurtit, që çoi në protesta masive në rrugë në mbarë vendin dhe në zbulimin se dy njerëz në qeveri që kishin lidhje me një italian me lidhje me sindikatën e kriminalitetit të Kalabrisë i njohur si ‘Ndrangheta’./Arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...