Gjashtë javë pasi mirëpriti Presidentin e Rurisë në Francë, Presidenti i ri francez, Emmnuel Macron do të përdorë historinë dhe madhështinë e Francës për të pritur Presidentin amerikan të enjten.
Në Londër, Berlin, Bruksel dhe në Paris, liderët europianë janë duke e pyetur vetën se si duhet të sillen me presidentin e paparashikueshëm të SHBA-vë, agjenda e të cilit vijon nën sloganin “Amerika e Para”, transmeton portali arbresh.info
Macron, një 39 vjeçar i zgjedhur në maj, shpreson të ndërtojë një marrëdhënie me banuesin e ri të Shtëpisë së Bardhë që mund t’i mundësojë atij të ndikojë në politikën amerikane ose, të paktën, të ndihmojë në shmangien e tensioneve serioze midis BE dhe Uashington.
Tensionet me SHBA-ve dhe BE-së janë ngritur mbi ndryshimet klimatike dhe tregtinë, ndërkohë që Trump hapur ka kritikuar BE-në gjatë vitit të kaluar.
“Është shumë e vështirë të luash shah me një njeri, strategjia e të cilit është një mister i plotë dhe konsistenca e tij e vetme është ndjekja e tij për interesin kombëtar amerikan”, tha eksperti i punëve të jashtme Bertrand Badie nga Universiteti Sciences Po në Paris. “Të imagjinosh se mund t’ia ndryshosh mendjen për diçka është thjesht çmendur”.
Macron e ka ftuar Trump të jetë mysafiri i tij i nderit për ceremoninë e Ditës së Bastille të 14 korrikut./Arbresh.info
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...