Anëtarët e Bashkimit Evropian do të votojnë më 9 prill, për kundërmasat ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin.
Ky propozim i Komisionit do të miratohet nëse nuk kundërshtohet nga një shumicë e cilësuar prej 15 shtetesh anëtare, që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së, raporton Reuters.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kritikoi ashpër tarifat e reja të SHBA-së dhe njoftoi se BE-ja tashmë po përgatit kundërmasa.
“Evropa është në fazat përfundimtare të paketës së parë të masave në përgjigje të tarifave të para të çelikut dhe ne po përgatisim masa shtesë nëse negociatat nuk japin rezultat”, tha Von der Leyen.
Administrata Trump, e cila shpalli 2 Prillin si “Ditën e Çlirimit”, vendosi gjithashtu tarifa 25 për qind për importet e të gjitha makinave të prodhimit të huaj./A2cnn
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...