Djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr do të jetë në Beograd të shtunën, më 26 prill, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë konfirmuar sot për Tanjug në Presidencën e Serbisë.
Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd në një muaj e gjysmë të fundit.
Trump Jr. do të flasë në forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë (PKS) dhe Klubi i Biznesmenëve.
Djali i presidentit amerikan ishte në Beograd më 11 mars, kur intervistoi presidentin Vuçiq për podcast-in e tij.
Fjala vjen, ai ishte duke vizituar Beogradin në mes të fushatës presidenciale të babait të tij, në fund të shtatorit të vitit të kaluar, kur shoqërohej nga biznesmenë dhe njerëz nga bota e biznesit, si dhe përfaqësues të elitës së biznesit nga Rumania, në një hotel në qendër të Beogradit.
Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv në “Trump Organization” dhe fëmija më i madh i presidentit të sapozgjedhur amerikan dhe ai ishte ndër anëtarët më aktivë gjatë fushatës zgjedhore të babait të tij./euronews
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...