Turistët dhe vendasit nuk mund t’u besonin syve kur u zgjuan të enjten në ishullin grek të mbuluar nga retë portokalli nga pluhuri i Saharës.
Imazhet tregojnë ishullin në ngjyrë të verdhë pasi erëra e jugut bartën pluhurin nga shkretëtira e Saharasë në Afrikë, transmeton portali arbresh.info.

Velloja e pluhurit do të thoshte se ishulli ishte rrethuar nga qielli i errët portokalli duke e bërë vendin të duket si një film fantastiko-shkencor.
Re të pluhurit zakonisht lëvizin nga bregu afrikan çdo tre deri në pesë ditë gjatë kësaj kohe.

Përbërja ka përqendrime të plumbit, zinkut, kromit dhe vanadit, si dhe është shoqëruar me probleme shëndetësore në popullatën greke./Arbresh.info/


Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...