Një sulmues në motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në qendër të Izraelit më 29 mars, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.
Ky është sulmi i tretë i tillë brenda një jave në Izreal.
Ndonëse situata nuk është krejtësisht e qartë, dyshohet se sulmi është kryer nga sulmuesit arabë, pak para nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Mediat izraelite kanë thënë se sulmuesi ka qenë një palestinez nga Bregu Perëndimor.
Të shtënat e së martës janë regjistruar në dy lokacione në Bnei Brak, qytet ultra-ortodoks në lindje të Tel Avivit.
Policia ka thënë përmes një deklarate se hetimet fillestare tregojnë se sulmuesi ka qenë i armatosur me pushkë dhe ka nisur të shtëna para se të qëllohej nga zyrtarët policorë në skenën e sulmit.
Dy sulmet tjera ditë më parë, të kryera nga shtetas arabë të Izraelit dhe të inspiruara nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, kanë rritur shqetësimet për dhunë të mëtejme.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka bërë thirrje për takim të jashtëzakonshëm të zyrtarëve të sigurisë më vonë gjatë ditës së martë./rel
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë