Qeveria ruse nuk ka asnjë interes për të negociuar një armëpushim në Ukrainë për momentin pasi ushtria e saj nuk i ka arritur qëllimet e saj ushtarake, tha të enjten kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton arbresh.info.
“Për momentin, Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë asgjë: ajo që dëshiron është të pushtojë tokën”, tha Borrell në një intervistë për kanalin spanjoll TVE.
“Ajo dëshiron të rrethojë bregdetin deri në kufirin me Moldavinë dhe të izolojë Ukrainën nga deti. Ajo dëshiron të negociojë seriozisht vetëm kur të ketë siguruar një pozicion të fortë.”
Reuters raporton se Borrell tha se Bashkimi Evropian dhe aleatët e tij do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për ushtrinë ukrainase.
“Është e rëndësishme sepse gjithçka do të vendoset në 15 ditët e ardhshme,” tha ai. “Ajo që do të bëjë histori është aftësia e ukrainasve për të rezistuar.”/arbresh.info/
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...