Dy burra dalin nga makina e tipit Bentley Continenal, një automjet luksoz që kap vlerën e 200 mijë eurove.
“Mbreti i sharmit po kthehet”, këndon perfermuesi spanjoll i reges Clase-A gjersa largohet nga makina, transmeton portali arbresh.info.
Ata nisen në drejtim të një shtëpie ku janë të rrethuar me gra gjysmë nudo.
Ka shampanjë, vaskë dhe të gjitha klishetë që priten në këtë zhanër.
Por, në këtë video është diçka e papritur.
Burri që del nga makina është Francisco Tejon, trafikanti më i madh i drogës në Campo de Gibraltar, jug të Spanjës.
Tejon është lideri i klanit Castaña, një kartel që ka bërë më shumë se 30 milionë euro nga trafikimi i drogës viteve të fundit, sipas policisë.
Ai ka një urdhër arresti që nga viti 2016, gjë që e ka bërë edhe njeriun më të kërkuar në Spanjë. Por kjo gjë nuk e ndaloi atë të marrë pjesë në videoklipin Candela.
Videoja muzikore u botua në YouTube më 2 tetor dhe që atëherë ajo është shikuar më shumë se 41.000 herë./Arbresh.info/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...