Pas vdekjes së udhëheqësit të njohur të lëvizjes rinore që rrëzoi ish-kryeministren Sheikh Hasina, në Bangladesh shpërtheu dhuna.
Sharif Osman Hadi, 32 vjeç, u qëllua nga persona të maskuar teksa po largohej nga një xhami në Dhaka javën e kaluar. Ai ndërroi jetë të enjten në Singapor, ku po trajtohej për plagët e marra.
Me lajmin për vdekjen e tij, qindra mbështetës u mblodhën në një shesh në Dhaka për të protestuar. Demonstruesit shkatërruan zyrat e gazetave Prothom Ali dhe Daily Star, duke i vënë zjarre pjesërisht një prej ndërtesave. Policia konfirmoi se disa persona janë arrestuar, ndërsa zjarrfikësit shpëtuan gazetarët e bllokuar brenda.
Hadi ishte udhëheqës i grupit studentor Inqilab Mancha dhe kritik i hapur i Indisë, ku Hasina qëndron në ekzil. Partitë politike bangladeshe kanë shprehur ngushëllime dhe kanë kërkuar drejtësi.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...