Dhjetra mjekë dhe infermierë kanë dhënë dorëheqje në dy spitalë në kryeqytetin bullgar në Sofje, pasi atyre u thanë se duhet të trajtojne pacientët nga Covid-19.
Mjekët dhe infermierët thanë se atyre nuk u ishin dhënë masat mbrojtëse dhe paisjet për sigurinë e shëndetit, vetëm disa ditë pasi parlamenti bullgar vendosi një gjendje të jashtëzakonshme në vend, transmeton portal arbresh.info

Dr. Kameliya Bachovska nga spitali i dytë më i madh në Sofje ka thënë për Al Jazeera, që ajo së bashku me 84 kolegë të tjerë dorëzuan dorëheqjet pasi u informuan se spitali i tyre do të pranonte pacientë me Covid-19.
LEXO EDHE: Raporti i qeverisë amerikane: Koronavirusi mund të zgjasë deri në 18 muaj
“Spitali nuk ka paisje të mjaftueshme mbrojtëse dhe nuk bëhet fjalë vetëm për spitalin tonë. Domethënë, pothuajse çdo mjek në Bullgari është në rrezik të sëmuret për shkak të kësaj,”, tha ajo.
Numri i të prekurve me koronavirus deri me tani është 92, ndërsa dy persona kanë vdekur.
Mjekët në Bullgari kanë pagën më të ulët nga vendet e BE-së. Mjeku specialist merr rreth 560 euro në muaj, ndërsa infermierët rreth 450 euro në muaj./arbresh.info/
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...