Një shpërthim i fuqishëm ka lënë të paktën dhjetë të vdekur dhe 13 të lënduar në një qytet jugor të Pakistanit.
Zëdhënësi policor, Sohail Jokhio, tha të shtunën se shpërthimi qartazi u shkaktua, kur diçka e ndezi gazin që ishte grumbulluar në sistemin e kanalizimit nën ndërtesën e një banke në lagjen Shershah të Karaçit, shkruan TRT.
Jokhio tha se nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi ndezje të gazit, por se një ekip i ekspertëve të mjeteve shpërthyese janë ftuar për ta hetuar rastin.
Dr. Sabir Memon nga Qendra e Traumës në Karaçi tha se dhjetë persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, së paku tre prej tyre rëndë.
Jokhio tha se dritaret në ndërtesat afër vendit të ngjarjes janë thyer dhe një automjet është dëmtuar rëndë.
Shumë rrjete kanalizimi në qytet janë mbuluar, kryesisht në mënyrë të paligjshme, përmes ndërtimit të strukturave të betonit mbi to./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...