Një prift budist, i dënuar për mbi 25 akuza për abuzim seksual, është dënuar me shtatë vjet dhe nëntë muaj burg në Gjermani.
Viktimat e tij për mbi 15 vjet ishin shtatë djem, të moshës katër deri në 13 vjeç, transmeton portali arbresh.info
62-vjeçari, i identifikuar si Hans D. u dënua në gjykatën shtetërore të Augsburgut, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.
Murgu iu gjetën fotografi pornografike me viktimat e tij dhe zotëronte edhe pornografi të tjera të fëmijëve.
Ai i ka pranuar krimet që nga viti 2001. Krimet që kishte kryer murgu budist u zbulua në vitin 2016, pasi një grua raportoi në Departamentin e Hetimeve Kriminale.
Ajo pretendonte i ishte ofruar murgut, sepse po kërkonte ndihmë pasi burri i kishte vdekur dhe murgu i ofroi ndihmën e tij, por më pas ai kishte filluar të abuzonte me dy djemtë e saj./Arbresh.info
Paga mesatare në Komunat e Kosovës, ku është më e lartë e ku...
Zelenskyy kërkon ndihmë për luftën dhe planin e paqes në Uas...
OSBE publikoi Udhëzuesin për raportim nga gjykata për gazeta...
Begaj u kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve a...
Goditi 21 herë me thikë bashkëshorten e tij, i akuzuar dënoh...
Ngrihet aktakuzë ndaj senatorit Menendez dhe gruas së tij pë...