Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personale të tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu.
Sipas “The Telegraph”, Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij.
Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’.
Kur u pyet nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.
Nuk është e qartë nëse kryeministri izraelit u mor në pyetje për incidentin. Në afërsisht të njëjtën periudhë të cilës i referohet ish-kryeministri britanik, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve të përgjimit në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka gjasa të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera.
Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu thuhet se ka punuar ngushtë me ta.
Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet e fshehta.
Gjatë takimit me Netanyahun, Johnson, atëherë sekretari i jashtëm, përshkruan se si ndihej si “Willy Wonka” teksa i tregoi rreth vendit të tij të punës në atë që ishte vizita e tij e parë në Ministrinë e Jashtme.
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...