Pas dy orëve e gjysmë takim me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin ‘iu hakmorr’ atij duke u ulur pranë gruas së tij në darkën e samitit të G20-tës.
Trump dhe Putin u takuan për herë të parë gjatë samitit në Hamburg, ku edhe biseduan për një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe situatën në Siri, transmeton portali arbresh.info
Gjatë bisedës është diskutuar edhe për mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e fundit, të cilën gjë Putin e mohoi menjëherë dhe tha se ‘kjo temë tashmë i përket të shkuarës’.
Pas takimeve dhe bisedave, liderët botërore u ulën në një darkë, në të cilën çiftet u ndanë dhe nuk u ulën me bashkëshortët e tyre.
Në këtë mënyrë Melania përfundoi pranë Putinit, ndërsa Presidenti Trump afër kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Zonja e parë, e cila u rrit në Slloveni, di të flasë disa gjuhë të botës, duke përfshirë edhe gjermanishtën, të cilën e flet poashtu edhe Presidenti rus./Arbresh.info

Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi