Danimarka përgatitet të ndalojë burkën

14:28 | 6 Tetor 2017

Danimarka duket se do të jetë shteti i ardhshëm evropian që do të ndalojë burkën dhe nikabin, të veshura nga gratë myslimane.

Vellot që mbulojnë pjesërisht dhe tërësisht fytyrën kanë ndarë opinionin përgjatë Evropës, ku shumë aktivistët të lirive fetare që thonë se është në kundërshti, e sekularistët që thonë se është simbol i shtypjes së gruas, transmeton portali arbresh.info

Nikabi mbulon gjithçka, përveç syve, kurse burka mbulon edhe sytë me një mbulesë transparente.

Franca, Belgjika, Holanda, Bullgaria dhe shteti gjerman i Bavarisë kanë imponuar disa kufizime në mbajtjen e mbulesave të fytyrës në vende publike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara