Një vajzë 16-vjeçare daneze do të përballet me të paktën 4 vite burg, pasi u akuzua për terrorizëm, bëjnë të ditur mediat lokale.
Vajza, indentiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ishte arretuar në vitin 2016 për posedimin e eksplozivëve dhe që nga ajo kohë është mbajtur në paraburgim, transmeton portali arbresh.info.
Të gjitha seancat gjyqësore të lidhura me rastin janë mbajtur me dyer të mbyllura, por të premten Zyra e Prokurorit Publit në Kopenhagen ka bërë të ditur se vajza do të akuzohet për pjesëmarrje në një komplot të rëndë terrorist.
Gjykata ka caktuar që seanca e rradhën të mbahet me 7 prill.
Ky është rasti i parë i këtij lloji në Danimarkë, ndërsa prokuroët kanë theksuar se vajza ishte duke planifikuar të sulmonte shkollën Carolineskolen në Kopenhagë, një shkollë private hebraike.
Vajza danese kishte filluar të tregonte interes rreth Islamit në vitin 2015 dhe menjëherë ka shfrytëzuar rrjetet social për të postuar pëlqimin e saj rreth xhihadit.
Ajo ishte edhe pjesë e një grupi në Facebook, të njohur si Hizb ut-Tahrir, lëvizje islamike që tenton të krijojë kalifat në mbarë botën.
Ky grup është ndaluar në një mori vendesh dhe cilësohet si grup terrorist./Arbresh.info
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...