Covid: Bolsonaro u thotë brazilianëve “të ndalojnë të ulërasin” ndërsa vdekjet rriten

07:17 | 5 Mars 2021

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u ka thënë brazilianëve që të “ndalojnë të ulërasin” për Covid-10, pasi ai kundërshtoi masat për të frenuar virusin, pavarësisht rritjes së rasteve dhe vdekjeve.

Komentet e tij erdhën një ditë pas një Brazil pati një rekord vdekjesh gjatë 24 orëve të fundit, transmeton portali arbresh.info

Brazili është duke u përballur me fazën e tij më të keqe të pandemisë, duke e vënë sistemin shëndetësor pranë kolapsit.

Si përgjigjje, disa qytete dhe shtete kanë vendosur kufizimet pa miratimin e Presidentit.

Ministria e shëndetësisë e Brazilit thotë se më shumë se 260,000 njerëz kanë vdekur me Covid-19, numri i dytë i vdekjeve për shkak të koronavirusit pas SHBA-ve, shkruan BBC.

Të enjten, 1,699 vdekje të tjera u shtuan në këtë numër, ndërkohë 75102 raste të tjera të koronavirusit u raportuan, rritja e dytë më e lartë ditore e regjistruar.

Shpërthimi i rasteve në masë po i atribuohet variantit të ri të koronavirusit që po përhapet shumë më shpejt dhe që është më ngjitës.

“Ndaloni së bërtituri. Sa kohë do të vazhdoni të qani për këtë?”, tha Presidenti brazilian. “Për sa kohë do të qëndroni të mbyllur në shtëpi? Askush nuk mund të durojë. Ne na vjen keq për vdekjet, por kemi nevojë për një zgjidhje”, shtoi ai.

Rastet dhe vdekjet në të gjithë Brazilin ranë deri në fillim të nëntorit para se vala e dytë të bënte që ato të rriteshin përsëri, një rritje që është përshpejtuar që nga muaji janar.

Manaus, në rajonin e Amazonës, ishte një nga qytetet më të goditura në valën e parë të pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara