Ekuadori ka njoftuar se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për shumicën e qytetarëve, duke thënë se masa është e nevojshme për shkak të rritjes së infeksioneve dhe përhapjes së varianteve të tilla si Omicron.
Sipas BBC, ministria e Shëndetësisë tha se kishte doza të mjaftueshme për të “imunizuar të gjithë popullsinë”. Ata që kanë justifikim mjekësor do të përjashtohen.
Të gjithë të tjerët nga mosha pesë vjeç e lart duhet të vaksinohen.
Deri më sot, 77.2 e popullsisë me të drejtë vaksinimi iu janë dhënë dy doza.
Dhe më shumë se 900 mijë njerëz kanë marrë një dozë përforcuese.
Ministria tha se vaksinat ishin një “mburojë mbrojtjeje” kundër virusit, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve./telegrafi/
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?