Pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp me vendimin drastik për mbylljen e të gjitha shkollave dhe pas publikimit të shifrave shqetësuese zyrtare mbi statistikat e fundit të epidemisë së koronavirusit në nivel kombëtar, kryeministri Giuseppe Conte i është drejtuar popullit italian me një video-mesazh publik në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Nuk është hera e parë që ndodhemi përballë një emergjence kombëtare”, tha kreu i ekzekutivit italian.
“Por ne jemi një vend i fortë që nuk dorëzohemi, është në AND-në tonë. Sfida për të ndaluar koronavirusin, tha ai nuk ka ngjyrë politike e duhet të thërrasë vëmendjen e të gjithë kombit. Është një sfidë që kërkon impenjimin e të gjithëve.”
Statistikat e fundit të epidemisë së koronavirusit në Itali kanë shënuar deri më sot 107 viktima e 3089 persona të infektuar në 20 rajone nga 21 që ka e gjithë Italia, transmeton oranews
Përhapja e këtij virusi po vë në vështirësi serioze ekonominë e vendit e për ekspertët e ekonomisë pasojat janë më të rënda se ato që shkaktoi kriza ekonomike e pak viteve më parë.
“Por nëse do e kemi të domosdoshme t’i kërkojmë Bashkimit Europian fleksibilitet në bilanc, ka siguruar kryeministri italian, për të mbështetur familjet e sipërmarrjet italiane”.
Bashkimi Europian, tha ai, duhet të na mbështesë.
Për kryeministrin italian “objektivi i parë i qeverisë mbetet ndalimi i përhapjes së epidemisë.”
“Jemi të gjithë në një barkë”, tha ai.
“Kush ka timonin i duhet të tregojë rrugën e për t’ja dalë duhet të impenjohemi të gjithë”.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...