
epa08178383 Italian Prime Minister Giuseppe Conte attends a joint press conference with Bulgarian Prime Minister Borissov after their meeting, in Sofia, Bulgaria, 30 January 2020. Conte is in Bulgaria on an official visit. EPA-EFE/VASSIL DONEV
Kryeministri italian është i mendimit se dakordësia për planin e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit po del më e ndërlikuar nga sa pritej, në samitin e posaçëm të BE-së për këtë çështje.
“Ne kemi ngecur dhe po dëshmohet të jetë shumë e ndërlikuar, më e ndërlikuar sesa pritej”, tha Conte në një shënim në FB.
”Ka shumë çështje për të cilat ne ende po diskutojmë se nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim”, theksoi ai.
Në ditën e dytë të samitit, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka paraqitur sot një propozim të ri për një paketë të diskutueshme të rimëkëmbjes së BE, sipas një dokumenti të parë nga agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Pakoja e përgjithshme prej 750 miliardë eurosh (855 miliardë dollarë) do të mbetej e pandryshuar, sipas propozimit të ri, por bilanci midis granteve dhe kredive ndryshohet.
Nga 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë euro kredi, ky bilanc ndryshohet respektivisht në 450 miliardë euro në grante dhe 300 miliardë euro kredi./atsh/
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...