Teksa presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot në mëngjes operacionin e gjerë ushtarak në Ukrainë, me sulme ajrore kundër qyteteve pranë Kiveit, CNN raporton se Rusia ka rrethuar ushtarakisht Ukrainën në tre anë.
Në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror, shkruan CNN
Qeveria e Kievit u ka kërkuar banorëve të gjejnë streha nëntokësore. Të enjten në mëngjes, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, për herë të parë – që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ashtu si ora, qyteti piktoresk u shndërrua nga një pikë e nxehtë turistike në një vend që përgatitej për luftë. Ndërkohë sipas raporteve të gazetarëve ka pasur radhë të gjata në bankomate dhe karburante, në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...