Adoleshentja nga Kalifornia, e cila u arratis në një shtëpi ku vëllezërit dhe motrat esaj u gjetën të lidhur, kishte filluar planin e arratisjes para dy vitesh.
Motra e vogël, e cila kishte ikur fillimisht me të, ishte kthyer në shtëpi për shkak se ishte frikësuar, thonë prokurorët, transmeton portali arbresh.info
Prindërit, David Turpin dhe Louise Turpin, nuk kanë pranuar akuzat e bëra dhe janë deklaruar të pafajshëm.
13 fëmijët e tyre u gjetën të kequshqyer dhe besohet se janë trajtuar si skllevër.
Fëmijët, të cilët janë të moshës midis dy dhe 29 vjeç janë shkolluar në shtëpi.
Pas gjetjes së tyre nga autoritetet, ata janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur.
Prokurorët kanë shtuar se fëmijët nuk ishin zgjidhur nga prangat as kur kishin nevojë që të shkonin në tualet./arbresh.info/
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...