Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedën mes Çavuşoğlu dhe Borrell u diskutua ndalimi i persekutimit dhe planeve okupuese të Izraelit në Palestinë si dhe marrëdhëniet Turqi-BE.
– Plani i Izraelit për “aneksimin” e Bregut Perëndimor
Në planin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e njoftoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë përfshirë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.
Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, pas planit të ashtuquajtur plani për paqe, filluan procesin e hartëzimit në Bregun Perëndimor për “aneksimin” e rajoneve në fjalë.
Në një fjalim në parlament më 17 maj para ceremonisë së betimit të qeverisë së koalicionit, Netanyahu tha se ka ardhur koha për të “aneksuar” njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje