Ky është momenti prekës kur dy prindër me sëmundje vdekjeprurëse shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit si për lamtumirën e fundit.
Çifti Julie dhe Mike Bennet u përball me vdekjen, pasi të dy u diagnostikuan me kancer.
Fotoja është bërë përpara se Mike të ndërrojë jetë.
Fotoja e tyre është shpërndarë online nga fëmijët e tyre nga një spital në Angli. Tre fëmijët e çiftit thanë se donin që bota të mësonte se sa shumë e donin njëri-tjetrin.
Fëmijët Luke (21 vjeç), Hannah (18 vjeç) dhe Oliver (13 vjeç_ tashmë përballen me të ardhmen si jetimë.
Por, miqtë dhe të afërmit e familjes i kanë premtuar Julie se do jenë pranë tyre gjithmonë.

Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...