Pas dekadash tkurrjeje Bundeswehr-i gjerman do të shtojë trupat. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat.
Ministria e Mbrojtjes ndalon shndërrimin e pronave ushtarake dhe përdorimin civil të tyre. Arsyeja është kërkesa në rritje për lokacione ushtarake për shkak të zgjerimit të planifikuar të forcave të armatosura, njoftoi ministria. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin, ngrirja e konvertimit fillimisht prek 187 ish-prona ushtarake në pronësi të Agjencisë Federale për Pasuri të Paluajtshme. Ato janë thelbësisht të përshtatshme për përdorim nga Bundeswehr, sipas ministrisë. Përveç kësaj, ka edhe 13 prona të tjera që ende operohen nga Bundeswehr të cilat nuk do të hiqen nga përdorimi – në kundërshtim me vendimet e mëparshme.
Ato përfshijnë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin. Këto hapësira do t’i shtohen një “rezerve strategjike të truallit” për të siguruar disponueshmërinë në plan afatshkurtër nëse është e nevojshme.
Shqetësim për landet dhe komunat
Ky ndalim pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të tokës. Nils Hilmer, Sekretari i Shtetit përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes, shpjegoi se qeveria është plotësisht në dijeni të implikimeve të vendimit dhe po përpiqet të marrë në konsideratë planet ekzistuese civile.
Procesi i konvertimit të pronave të Bundeswehr-it për përdorim civil filloi në fillim të viteve 1990 në Gjermani, kur Bundeswehr-i u zvogëlua ndjeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai vazhdoi në vitet 2010 pasi u pezullua rekrutimi ushtarak. Në shumë në këto hapësira në ish-kazermat e Bundeswehr-it janë ndërtuar apartamente./dw
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...