Britania do të krijojë një njësi të re, në përpjekjet për të luftuar të ashtuquajturat “lajme të rreme”, dhe të frenojë fushtat nga shtetet e tjera, ka thënë një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, transmeton Rueters.
May ka akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe për krijimin e lajmeve të rreme, duke përfshirë edhe fotografi të manipuluara me qëllim të shkatërrimit të institucioneve perëndimore.
Rusia e kundërshton se ka ndërhyrë në zgjedhjet e huaja duke përfshirë votimin në referendumin e Britanisë më 2016 apo zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po atë vit.
Njoftimi është bërë pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilin kanë marrë pjesë një varg ministrash e zyrtarë të lartë për siguri.
Ata kanë diskutuar se si Britania mund t’i përgjigjet të gjitha llojeve të kërcënimeve.
“Ne jemi duke jetuar në epokën e lajmeve të rreme. Qeveria do të përgjigjet me një përdorim më efikas të komunikimeve për siguri kombëtare për t’i ndaluar këto sfida komplekse”, u ka thënë ky zëdhënës gazetarëve.
Më herët gjatë këtij muaji, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se në këtë vendin e tij do të rishikohej legjislacioni për mediat në mënyurë që të luftohet shpërndarja e lajmeve të rreme në mediat sociale, pasi sipas tij ato janë një kërcënim për demokracitë liberale./rel/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit