Britania ndihmon Belgjikën me pajisje për mbrojtje nga dronët

10:36 | 10 Nëntor 2025
E.G

Mbretëria e Bashkuar po dërgon pajisje mbrojtëse për të ndihmuar Belgjikën të përballet me dronët që po paraqiten.

Britania po dërgon ekspertë dhe pajisje në Belgjikë për ta ndihmuar atë të luftojë dronët që po paraqiten atje, ku si pasojë aeroportet u mbyllën përkohësisht.

Dronët janë parë mbi aeroporte dhe baza ushtarake në Belgjikë gjatë javës së fundit, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në të gjithë Evropën në muajt e fundit.

Kreu i forcave të armatosura të Britanisë, Richard Knighton, i tha BBC-së se homologu i tij belg kishte kërkuar ndihmë dhe se pajisjet dhe personeli ishin rrugës.

Ai shtoi se ende nuk dihet se kush qëndronte pas pamjeve të dronëve, por vuri në dukje se Rusia ka qenë e përfshirë në një model “lufte hibride” në vitet e fundit edhe pse kjo e fundit po mohon çdo lidhje me incidentet.

Dronët që u panë duke fluturuar mbi aeroportet që shërbejnë kryeqytetin, Brukselin, dhe Liezhin, në lindje të vendit, detyruan devijimin e shumë aeroplanëve që po vinin dhe uljen në tokë të disave që duhej të niseshin të martën.

Pamjet e dronëve detyruan gjithashtu mbylljen e përkohshme të aeroporteve në disa vende, përfshirë Suedinë, të enjten.

Ministri gjerman i mbrojtjes sugjeroi të premten se ekziston një lidhje mes incidenteve të fundit me dronë në Belgjikë dhe diskutimeve mbi përdorimin e aseteve të ngrira ruse, që mbahen nga institucioni financiar belg Euroclear, për të financuar një kredi të madhe për Ukrainën./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme