Britania e Madhe dhe Turqia kanë filluar të bisedojnë për kushtet e një marrëveshje të tregtisë së lirë në të ardhmen.
BE-ja ka bllokuar vazhdimisht marrëveshjet tregtare mes bllokut dhe Britansë, pasi ekipi i David Davis është duke luftuar për të bërë negociata për largimin e vendit nga Bashkimi Europian, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info
Pas Brexit, Britania ka filluar të kërkojë gjetkë për marrëveshje të reja tregtare.
Kryeministri turk Binali Yildirim konfirmoi se Turqia dhe Britania e Madhe kanë diskutuar mënyrën më të mirë për të ecur përpara me një marrëveshje të re të tregtisë së lirë, duke shtuar se do të ishte “gabim” që të pritej derisa të arrihej një marrëveshje për Brexit.
Yildirim tha se Britania e Madhe dhe Turqia do të jenë në “klubin” e njejtë pas Brexit, megjithatë ai ka shtuar se kombi i tij është i vendosur që t’i bashkohet BE-së në të ardhmen.
Megjithatë, kreu turk nuk e ka bërë të qartë nëse marrëveshja e tregtisë do të mund të finalizohej edhe para se Britania e Madhe të largohet plotësisht nga Brukseli./arbresh.info/
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...