Sekretari i Jashtëm në Britani të Madhe, Dominic Raab, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk mund të ketë biznes sikurse zakonisht me Kinën pas përfundimit të pandemisë.
“Duhet patjetër që të kemi një rishikim të gjërave, përfshirë edhe shpërthimin e virusit”, tha Raab, duke shtuar se ‘nuk mendon që duhet ndaluar tërësisht’, transmeton portal arbresh.info
Raab, i cili po kryen edhe detyrat e Boris Johnson, përderisa kryeministri po shërohet nga Covid-19, tha se Britania e Madhe ka pasur bashkëpunim të mirë me Kinën, si në aspektin e riatdhesimit të shtetasve të saj nga Ëuhan, ashtu edhe për sa i përket furnizimeve mjekësore gjatë pandemisë. Por ai tha se kishte “pyetje të vështira” për t’u përgjigjur se si filluan.
“S’ka dyshim, biznesi nuk mund të vazhdojë si zakonisht pas kësaj krize”, tha ai.
Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin britanik ka paralajmëruar se një fushatë e orkestruar me dezinformata nga Kina është duke i kushtuar jetën britanikëve në luftën kundër koronavirusit.
Në raport thuhet se Kina po kërkon ‘të fshehë’ atë që ka ndodhur me të vërtetë që kur filloi pandemia, kur duhej të kishte luajtur një rol kryesor në mbledhjen e të dhënave për përhapjen e saj.
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me Covid-19 në Britani të Madhe ka tejkaluar Italinë./ arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...