Google ADS

Brigitte Macron thotë se Melania Trump “nuk mund të dalë jashtë”

23:35 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Të jetuarit në Shtëpinë e Bardhë mund të duket glamuroze, por del që jeta në Avenynë 1600 në Pensilvania është shumë e bajatshme.

Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron duket se ka mësuar shumë për këtë sa ishte në vizitë shtetërore tek Melania e Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.

Ajo i ka thënë Le Monde, sikurse është përkthyer nga the Guardian, që ajo kishte kuptuar se Melania jeton një jetë shumë të kufizuar dhe kjo mund të shihet nga paraqitjet pa emocione të saj në publik.

“Zonja e Parë nuk mund të bëjë asgjë”, tha Macron, duke cituar shqetësimet e sigurisë si arsye.

“Ajo as nuk mund të hapë dritaret në Shtëpinë e Bardhë. Ajo nuk mund të dalë jashtë. Ajo është më e sforcuar se sa jamë unë. Unë sforcuar se sa jam unë. Unë dal çdo ditë në Paris”.

Macron gjithashtu shtoi se Melania shpesh duhet të kufizojë atë që ajo thotë dhe se si ajo shfaqet për shkak të mbikëqyrjes detajiste të mediave, por në privat është e “këndshme, simpatike, inteligjente dhe shumë e hapur dhe shumë argëtuese”, me të cilën ndajnë edhe sensin e njëjtë të humorit.

“Çdo gjë është interpretuar, mbi-interpretuar. Ajo është dikush që ka një personalitet të fortë, por punon shumë për ta fshehur atë”, tha ajo.

Sipas Zonjës së Parë të Francës ajo ka kujdes me atë që flet, sepse media po i shtrembëron fjalët e saj, gjë për të cilën mund të pajtohet me të, ngase edhe vetë Brigitte e përmban veten./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale