Norvegjezi Anders Behring Brivik, i cili në vitin 2011 vrau 77 persona, ka paditur qeverinë për shkelje të të drejtave të tij.
Ai ka thënë se izolimi dhe kontrollet e shpeshta janë shkelje bazike të të drejtave të tij, transmeton arbresh.info.
Breivik është paraqitur sot në një sallë gjyqi për të diskutuar apelin e qeverisë kundër vendimit se terroristit norvegjez i janë shkelur të drejtat.
Gjatë paraqitjes në gjyq, Breivik ka përshëndetur me përshëndetjen e tij të zakonshme naziste.
Megjithëse qelia e tij është një apartament me 3 dhoma, ku ai mund të bëjë palestër dhe të luajë me “play station”, gjykata në Oslo vendosi se trajtimi i tij në burgun e sigurisë së lartë “Skien” shkelte Konventën europiane për të Drejtat e Njeriut.
Edhe pse ai pritet të kalojë jetën në burg, analistët mendojnë se mediat i kanë dhënë më shumë hapsirë se sa duhej./Arbresh.info
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...