Aeroplanët ushtarakë të Brazilit kanë filluar të hedhin ujë mbi zonat e goditura nga zjarri në rajonin e Amazonës. Këto masa u morën nga qeveria pas reagimeve të shumta ndërkombëtare për mungesën e mbrojtjes së pyjeve.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i autorizoi operacionet ushtarake në shtatë rajone të dielën për t’i luftuar flakët në pyjet e Amazonës, duke iu përgjigjur kërkesave të autoriteteve lokale për ndihmë nga qeveria qendrore.
Në një video të publikuar në internet nga Ministria e Mbrojtjes shihet një aeroplan ushtarak duke hedhur mijëra litra ujë në kohën kur po fluturonte nëpër retë e tymit të krijuar nga zjarret e mëdha.
Reagimi i qeverisë braziliane erdhi pasi liderët botërorë që po marrin pjesë në samitin e grupit G7 shprehën shqetësim të thellë për gjendjen e pyjeve në Amazonë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të dielën se liderët e këtij grupi janë afër arritjes së marrëveshjes për ofrim të ndihmës teknike dhe financiare për vendet e prekura nga zjarret e Amazonës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...