Bota në prag të një lufte të madhe për gaz

gaz depositphotos panama555
01:14 | 13 Maj 2020

Katari, i cili është furnizuesi kryesor në botë i gazit natyror të lëngshëm, mund të fillojë një luftë të madhe.

Sipas Bloomberg, kjo mund të ndodhë për shkak të çmimeve të ulëta të lëndës së parë për shkak të rënies së kërkesës për shkak të pandemisë dhe rritjes së stoqeve botërore pas një dimri të ngrohtë, transmeton portal arbresh.info

Pasi koronavirusi goditi blerësit e gazit nga Azia, dhe më pas nga Europa, ku mbretëria ridrejtoi lëndët e para, Doha u përball me një zgjedhje të vështirë: të zvogëlojë prodhimin ose të ulë çmimin e lëndëve të para për të ruajtur kërkesën.

“Ulja e prodhimit do të godasë të ardhurat e Katarit. Përveç kësaj, ajo do t’i japë Australisë mundësinë t’ia heq krenarinë kombëtare Dohas,  statusin e furnizuesit kryesorë në botë të gazit natyror të lëngshëm”, shkruan Bloomberg.

Nëse Katar vendos të ulë çmimin e lëndëve të para në mënyrë që të rritet kërkesa dhe të fillojë një luftë për çmimet, kjo mund të çojë drejt një sistemi ku prodhimi i gazit të jetë i padobishëm.

“Katari pret një humbje të caktuar, pavarësisht strategjisë së zgjedhur nga autoritetet e vendit,” shton më tej media amerikane.

Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pas rritjes së kërkesës për gaz në Azi, kompania Qatar Petroleum nuk do të dërgojë më gaz të lëngshëm në Europë, me kushtin që ky proces të mund të zgjasë disa muaj.

Oferta e madhe në tregun botëror të gazit natyror të lëngshëm mund të mbetet në fuqi deri në vitin 2025, sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazit. Në të ardhmen, vendet prodhuese të gazit mund të formojnë një kartel, të ngjashëm me organizatën e naftës OPEC, me qëllim rregullimin e tregut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara