Shqetësimet për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën ka të ngjarë të jenë fokusi kryesor i bisedimeve të OKB-së, që nisin sot në Bon.
Negociatorë nga gati 200 vende diskutojnë për gati dy javë zhvillimin e rregullores për Traktatin e Parisit.
Por, shqetësimet se presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015, janë gjithnjë në rritje.
Disa delegatë thonë se një hap i tillë do të ishte goditje e madhe për marrëveshjen, e cila merret me zbutjen dhe adaptimin e emetimeve të gazrave serrë, duke filluar nga viti 2020.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është zotuar se do të zvogëlojë emetimet e karbonit për 32 përqind deri në vitin 2030.
Por, presidenti i ri ka thënë se ky plan është një pengesë e panevojshme për industritë e thëngjillit, naftës dhe gazit.
Reduktimi i gazrave serrë në atmosferë është i rëndësishëm për parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...