Bota ka nevojë të “përgatitet për më të keqën”, ka paralajmëruar një ish-gjeneral i Koresë Jugore.
Ai e ka dhënë deklaratën pavarësisht shpresave se tensionet mes dy koreve mund të zbuten pas tensioneve të fundit, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Gjenerali gjeneral I. B. Chun i tha grupit të ekspertëve të bazuar në Londër për shkëmbimin e politikave, se zemra e tij dëshiron që bisedimet të dërgojnë drejt paqes, megjithatë ai është shprehur skeptikë në lidhje më këtë.
Në bisedimet e rëndësishme të paqes 11-orëshe të kësaj jave, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut ranë dakord se Veriu do të dërgojë një ekip për të konkurruar në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm në PyeongChang.
Megjithatë, Pheniani ka theksuar se nuk do të diskutojë për armët e saj bërthamore, sepse ata me to kanë qëllim të “sulmojnë” vetëm Shtetet e Bashkuara dhe jo “vëllezërit” e tyre në Korenë Jugore, Rusi apo Kinë, duke treguar kështu se përparimi diplomatik ndaj krizës globale është i largët./arbresh.info/
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...