Shumë njerëz në lindje të Evropës janë hutuar nga pamja e borës me nuanca të ngjyrës së portokalltë, transmeton BBC.
Fotografitë e borës janë postuar në rrjetet sociale nga Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania e Moldavia.
Meteorologët kanë thënë se ky fenomen është shkaktuar nga rëra e shkretëtirave të Saharës dhe është përzier me borë dhe shi.
Sipas tyre kjo gjë mund të ndodhë një herë në pesë vjet, pasi koncentrimi i rërës është më i lartë se zakonisht.
Disa njerëz janë ankuar se kanë shijuar rërë në gojën e tyre.
Shumë persona që kanë shkuar në disa komplekse afër Soçit në Rusi kanë dërguar fotografi të skenave të rralla të ngjyrës së borës./rel
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...