Autoritetet në qytetin lindor të Mariupolit kanë thënë se deri në 90% të ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse në bombardimet e tyre të përditshme. Qyteti prej ditësh është i rrethuar nga forcat ruse.
Lesia Vasylenko, deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.
Raporti vjen mes raporteve se ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e një sulmi në një teatër, ku rreth 1000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë ishin fshehur aty. Ekipet e shpëtimit po punojnë, ndërkohë që ka bombardime të forta nga forcat ruse në veri të qytetit. /abcnews.al
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...