Një grup tjetër prej 240 balenash janë bllokuar në cekëtinë në një plazh të Zelandës së Re, vetëm disa orë pasi vullnetarët arritën të kthejnë në ujë një grup balenash të cilat kishin ngecur më herët, me çka numri i balenave të bllokuara në dy ditët e fundit është rritur në 650.
Nga bllokimi masiv në bregun Farewell Spit të gjatë pesë kilometra, ngordhën 335 balena, 220 mbetën të bllokuara dhe 100 të tjera u kthyen në det.
Zyrtarët thonë se janë të sigurt se bëhet fjalë për një grup tjetër balenash, sepse siç thanë, të gjitha balenave të mëparshme para kthimit në det u janë vendosur shenja dalluese, ndërsa asnjëra nga kafshët e bllokuara nuk kanë këto shenja, raporton Anadolu Agency.
Lajmi për ngecjen e balenave ka zemëruar vullnetarët të cilët kishin mbërritur nga pjesë të ndryshme të Zelandës së Re, në mënyrë që të ndihmojnë kthimin në det të grupit të parë prej 416 balenash sa mbetën të bllokuara të premten, pjesa dërmuese e të cilave kishte ngordhur.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...