Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e asaj që Putini shkatërroi në Ukrainë, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një fjalim para studentëve në Kiev.
“Kjo është ajo që kërkon ligji ndërkombëtar dhe kjo është ajo që populli ukrainas meriton,” tha ai, duke deklaruar se Uashingtoni do të përdorë për këtë qëllim asetet ruse të sekuestruara në SHBA.
“Ne po punojmë së bashku me partnerët tanë të G7 për të përdorur asetet e ngrira ruse për të riparuar dëmin që Putini vazhdon të bëjë.”
Udhëheqësi amerikan dhe Dmytro Kuleba konsumuan drekë më herët në Kiev, në një piceri të hapur nga një veteran i luftës me Rusinë. Vizita e papritur e sekretarit amerikan të shtetit synon të qetësojë vendin për ndihmën ushtarake të Uashingtonit.
Dmytro Kuleba e përshëndeti Blinken në hyrje të dyqanit dhe pas një përshëndetjeje të ngrohtë, të dy burrat kaluan rreth 40 minuta brenda duke shijuar një picë, zbuluan gazetarët e AFP në vendngjarje./abcnews.al
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...