Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se po përjeton simptoma të lehta.
Përmes TWitter-it, filantropi miliarder tha se do të izolohet derisa të jetë sërish i shëndetshëm, transmeton portal arbresh.info
“Unë jam me fat që jam vaksinuar dhe kam marrë edhe dozat përforcuese, dhe kam akses në testime dhe kujdes të madh mjekësor,” shkroi Gates.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates me bazë në Seattle është fondacioni privat më me ndikim në botë, me një fond prej rreth 65 miliardë dollarë.
Bill Gates ka qenë një përkrahës i zëshëm për masat zbutëse të pandemisë, eçanërisht aksesin në vaksina dhe ilaçe për vendet më të varfra. Fondacioni Gates në tetor tha se do të shpenzojë 120 milionë dollarë për të rritur aksesin në versionet gjenerike të pilulës antivirale Covid-19 te prodhuesit Merck për vendet me të ardhura më të ulëta./arbresh.info/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...