Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbuluar se cilat janë dy kërcënimet e mëdha për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive, që i kishte parashikuar që në vitin 2015.
Në një intervistë për kanalin e YouTube të Derek Muller, Gates thekson se “ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen”.
Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Bill Gates u shpreh se numri i viktimave në një vit “do të jetë shumë më i madh” sesa ai që po shkakton pandemia e Covid-19
“Për t’ju treguar pasojat e ndryshimeve klimaterike, mjafton që dëmet e shkaktuara nga pandemia t’i imagjinoni të zgjatura në kohë. Në vitin 2060, ndryshimet klimaterike mund të jenë vdekjeprurëse njësoj si pandemia, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më vdekjeprurëse sesa koronavirusi”, tha ai.
Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por “ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...